Subscribe

E cilesuar si nata rock, mbremja e djeshme ne show e muzikes se vertete shqiptare, “Kendo Kengen Time” percolli te tjera emocione per kedo qe pati mundesine te ishte pjese e ekranit te Vizion Plus. Nje nate kushtuar prej kantautoreve me te famshem te muzikes se lehte shqiptare, Elton Dedes.

 

Ne nje rrefim te pazakonte, Deda zbuloi shume detaje nga jeta e tij artistike, per menyren sesi behej muzike ne periudhen post-komuniste, si ishin daljet e tij te para ne skene por edhe per qendrimet e tij kritike ndaj te berit muzike ne kohet e sotme…

 

Por kryefjala e mbremjes ishte padyshim muzika, ku permes zerit te brezit te ri te kengetareve, u rikthyen disa prej kengeve hit qe vazhdojne te jetojne edhe sot e kesaj dite.

 

Nuk munguan kritikat, sugjerimet dhe komentet, sepse Eltonit I pelqen te flas hapur, pa doreza, por ne fund ajo qe vlen me shume se ky nuk eshte ne vetvete nje show vleresimi por nje mbremje ku percillen mesazhe ndaj dhe kjo perpjekje duhet vleresuar, pasi publiku ka gjithmone nevoje per artin e vertete.

 

Muzika do te vazhdoje te jete kryefjala e te enjteve ne Vizion Plus, ku ne javen e ardhshme do te vije nje tjeter ikone te muzikes shqiptare, Irma Libohova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *