Subscribe

Ne marrëveshjen e qershorit te kaluar partitë kryesore politike ne Maqedoni vendosen ne qershor të vitit të kaluar që zgjedhjet e parakohshme të mbaheshin ne 24 prill. Pas protestave te opozitës dhe skandalit te përgjimeve, qe zbuloi nje seri shkeljesh te qeverise Gruveski, me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve u mundësua konsensusi, qe do t’i jepte fund krizës ne vend. Sipas marrëveshjes, kryeministri dha dorëheqjen dhe ne 19 janar u zgjodh qeveria e re teknike me kryeministër Emil Dimitrievin. Megjithatë, palët shfaqen qëndrime te ndryshme persa i përket datës se zgjedhjeve. Partia ne pushtet VMRO-DPMNE dhe partneri shqiptar i koalicionit BDI ishin te prere ne qëndrimin se këto muaj ishin te mjaftueshëm per plotësimin e kushteve te opozitës, pastrimin e listave zgjedhore dhe reformën ne media. Ndërsa opozita socialdemokrate deklaroi se ne ketë situate do te bojkotonte zgjedhjet. Ndërkombëtaret ndërhynë serish dhe vendosen 20 shkurtin si afat per te vlerësuar nëse ishin plotësuar kushtet. Dy dite me pas ambasadoret amerikane dhe te BE ne Shkup bene te ditur se ne këto kushte mbajtja e procesit zgjedhor te lire e demokratik nuk ishte e mundur. Tre eurodeputetet e angazhuar fuqishëm muajt e fundit mblodhën serish ne nje tryeze liderët politike per te diskutuar mbi shtyrjen e datës se zgjedhjeve. Nen presionin e tyre ish-kryeministri Gruevski pranoi qe zgjedhjet te shtyhen ne 5 qershor. Mesnatën e se mërkurës parlamenti miratoi datën e re te zgjedhjeve dhe vendosi te shtyje gjithashtu shpërndarjen e tij ne 7 prill. Tashme mbetet për t’u pare nëse partitë nuk do te ndryshojnë qëndrim per pjesëmarrjen ne zgjedhje, por ndërkombëtaret kane përsëritur apelet per kryerjen e reformave, pastrimin e listave dhe gjitheperfshirje ne votimet e 5 qershorit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *