E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 14 minuta më parë
Sport

Historiku i Champions League/ Legjenda Liverpool përballë Tottenham-it modest

Sezoni 2018-2019 është i 64-ti në historinë e kompeticionit që vë përballë ekipet më të mira të europës.

 

Megjithatë ky është edicioni i 27 që kur ky trofe ndryshoi emer dhe format duke u quajtur Liga e Kampioneve. Në këtë kontekst kjo është finalja e dytë tërësisht angleze pas asaj të zhvilluar në Moske në 2008 mes Manchester United dhe Chelsea fituar nga djajtë e kuq.

 

Reklamë

Në dekadën e fundit champions është dominuar nga skuadrat spanjolle, Real Madrid mbi të gjitha me 4 trofe dhe Barcelona ndërsa të vetmet që kanë thyer këtë gjë  ka qënë Inter në 2010, Chelsea ne 2012 dhe  Bayern në 2013.

 

Liverpool është një nga ekipet legjende të këtij trofeu, 5 herë fituese, për herë të fundit gjithsesi në vitin 2005.

 

Vjet ishin finalist duke u mundur 4 me 1 nga Reali. Në krahun tjetër Tottenham është një klub modest në Europë, pasi për të është finalja e parë në këtë kompeticion. Sido të jetë rezultati I finales, një gjë është e sigurtë, ekipet angleze do të fitojnë trofun e 13 në histori të championsit, duke shkuar mbi italianet që kanë 12, ndërsa spanja mbetet larg me `18 trofe.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë