Shkëndija kualifikohet për në turin e tretë të UEFA Champions League. Ekipi shqiptar nga Maqedonia eliminoi Sherifin e Tiraspolit, me rezultat të përgjithshëm në 2 ndeshje, 1-0.

 

Ndërsa tashmë një tur para fazës “play-off”, tetovarët do të gjejnë përballë austriakët e Salzburgut. Një kundërshtar i fortë ky për Shkëndijën, por jo i pamundur.

 

Ndërkohë sezonin e kaluar, Salzburgu arriti deri në gjysmë finale të Europa Ligës. Ndeshjet do të luhen më 7 dhe 14 gusht, e para në Austri, dhe ajo e kthimit në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *