Subscribe

Ligjvënësit grekë miratuan mes tensionesh të shumta Marreveshjen e Prespës mes Athinës dhe Shkupit. Emri i ri i Maqedonia e Veriut mori 153 vota pro dhe 147 kundër. Deputetet e opozites nga partia Demokracia e Re dhe Agimi i Artë tentuan vazhdimisht të ndërprisnin votimin duke thirrur në sallën e parlamentit “tradhtarë”.

 

Pas një debati maratone për 3 ditë dhe shkëmbimit të akuzave mes mazhorancës e opozitës, deputetët i hapën rrugën njohjes së Maqedonisë me emrin e ri.

 

Kundershtaret e akuzuan kryeministrin për tradhti dhe komplot institucional, ndërsa Tsipras tha se opozita ka nxitur grupet ekstremiste të kercenojne deputetët e shumicës.Votimi historic i kësaj të premteje në parlamentin grek i hap rrugën Maqedonisë së Veriut t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Europian.

 

Pas ratifikimit tmbyllet kapitulli i konfliktit të emrit të Maqedonisë me Greqinë. Aleksis Tsipras, pas votimit tha për mediat se kjo është një ditë historike jo vetëm për Greqinë, por për të gjithë Ballkanin.

 

“Sot është një ditë historike për Greqinë. Më në fund zgjidhëm një ccështje madhore që rëndonte në politikën tonë të jashtme për mbrojtjen e një pjese të rëndësishme të trashëgimisë sonë historike, trashëgimisë  së lashtë të Maqedonisë greke. Në të njëjtën kohë kjo është një ditë historike për Ballkanin. Ne po hapim një hapitull të ri drejt paqes, Bashkëpunimit, miqësisë, solidaritetit, mirëkuptimit të ndërsjellë”.

 

Por  lideri i partisë opozitare  Demokracia e Re, Kiriakos Mitsotakis, e cilwsoi kwtw tw premte si njw ditw humbjeje pwr Greqinw.

 

“Sot është një ditë e vështirë për Greqinë. Qeveria, me shumicë dërrmuese, votoi për Marrëveshjen e Prespës. Ratifikimi i saj nënkupton njohjen zyrtare të gjuhës dhe identitetit maqedonas për herë të parë nga një qeveri greke. Kështu, një linjë kombëtare dhjetëvjeçare braktiset. Zoti Tsipras tha “po” njw marrweshjeje qw tw gjithë paraardhësit e tij i thanë “jo”.  Dhe kjo marrwveshje, mund të jetë fillimi i vështirësive të reja. Unë do të luftoj me gjithë fuqinë time për të zbutur pasojat negative që do tw rrjedhin nga njw marrëveshje problematike.

 

Ndërkohë Athina  u blindua nga forca të shumta sigurie per shkak te frikes nga protestat e dhunshme te grupeve qe kundershtojne marreveshjen

 

Protestuesit vijuan tubimet edhe këtë të premte përpara parlamentit grek.Dhjetra qytetare protestuan gjithashtu edhe në Selanik.Më tepër se 150 persona janë arrestuar deri më tani pas demonstratave të dhunshme kundër marrëveshjes se Prespes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *