E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Historike/ Kosova voton krijimin e Ushtrisë

Parlamenti i Kosovës voton këtë të premte vendimin për krijimin e Ushtrisë kosovare.

 

Në një postim në “Facebook”, kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj pak para votimit deklaroi se më në fund po vendoset një e drejtë e natyrshme për të gjithë shtetasit kosovarë.

 

Reklamë

Me shpresën se Kosova do të jetë pjesë e NATO, Haradinaj theksoi gjthashtu se ushtria kosovare do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti I njeriut.

 

“Mirëmëngjes miq, Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë