Kosova dhe Shqipëria do të kenë një ligë të përbashkët basketbolli. Të enjten në orën 19.00 do të nënshkruhet marrëveshja historike mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës. Liga do të mbajë emrin “Liga UNIKE”.

 

Logon e Ligës UNIKE do ta zbulojë kryeministri Edi Rama, i cili do të jetë i pranishëm në ceremoni.

 

Në Ligën UNIKE do të marrin pjesë tetë skuadra, katër më të mirat nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria. Liga UNIKE pritet të fillojë së shpejti, gjatë këtij edicioni sportive.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *