Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, Kosova mori sot dritën jeshile për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Me anëtarësimin në KiE , raporti i Dora Bakoyannis për Kosovën  pritet  të kaloje në Këshillin e ministrave , i cili është vendimi përfundimtar për anëtarësimin ne organizate. Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet  të jepet në mesin e muajit maj.

Lexo edhe :

Related Posts

Diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin e Kosovës filloi sot  rreth orës 17:30. Shumica e deputetëve që mbajtën  fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Serbia kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Dora Bakoyannis, e cila  përpiloi këtë raport, tha se gjatë punës së saj, asnjë “gur nuk ka mbetur pa u lëkundur” në përgatitjen e raportit dhe tha se është konfirmuar se, pavarësisht disa mangësive, Kosova është demokraci funksionale duke i bërë thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Bakoyannis shpjegoi se raporti nuk prek çështjen e njohjes apo mosnjohjes së Kosovës dhe se ajo duhet të mbetet kompetencë e shteteve.

“Që nga publikimi i raportit, kam pranuar kritika të ashpra madje sulme personale. Këto kritika janë bërë nga përfaqësuesit e shteteve anëtare që nuk e njohin Kosovën, por do dëshiroja kurajon që të jenë të sinqertë sepse kjo çështje nuk ka qenë asnjëherë se çfarë kushte t’i vendosen Kosovës. Kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me kriteret e anëtarësimit, ata kundërshtojnë vetë idenë e shtetësisë së Kosovës. Raporti nuk paraqet raporte sa i përket shtetësisë”, u shpreh Bakoyanni.

Gjithashtu përfaqësuesi nga Rumania,  shtet i cili nuk e njeh Kosovën, mbështeti anëtarësimin e saj.

“Ne po mbrojmë të drejtat e individëve, jo të shteteve dhe etnive. Vendimi i sotëm do të thotë më shumë të drejta për mbi 1.6 milionë njerëz”, tha përfaqësuesi nga Rumania.

Edhe deputeti grek, Alexis Tsirpas si përfaqësues i majtëve evropianë , tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *