E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Historike/ Djali i Michael Schumacher nis testet me Ferrarin

Emocione të mëdha në shtëpinë e skuderisë Ferrari këtë të martë.

 

Për herë të parë një pjestar i familjes Schumacher ka hipur në bordin e kokëkuqjes 13 vjet pasi për herë të fundit e kishte bërë një gjë të tillë legjenda Michael Schumacher.

 

Reklamë

Djali i tij Mick ka nisur për herë parë testet duke drejtuar Ferrarin në pistën e Bahrein.

 

Provat e para kanë shkuar mirë për 20 vjecarin i cili shpreson të eci në gjurmët e babait të tij që konsiderohet ndër më të mëdhenjtë në histori.

 

Mick ka talent dhe herë pas herë do të jetë piloti i testimeve të kokëkuqjes për t’u ambjetuar sa në shumë me botën e vështirë por edhe magjike të Formula 1 në mënyrë që të jetë sa më shpejt gati për garat.

 

Ndërkohe Michael është ende në gjëndje kome ndonëse ka zëra që ka pasur shenja përmirësimi muajt e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë