E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Historia tragjike e familjes emigrante, babai hedh në det fëmijën e vdekur

Një fëmijë 6-vjeçar i vdekur, i cili ndërroi jetë gjatë udhëtimit për në Qipro, teksa ishte në një varkë me familjen dhe emigrantët e tjerë, dyshohet se është hedhur në det, njofton Policia e Qipros.

Siç tha zëdhënësi i Policisë së Qipros, Christos Andreou, më 29 shkurt, radarët e Policisë Bregdetare dhe Detare zbuluan një varkë, 58 milje detare larg Larnakës, në të cilën ndodheshin gjithsej 36 emigrantë të paligjshëm.

Reklamë

Ai shtoi se gjatë kontrolleve të emigracionit, një familje kishte katër fëmijë në letrat e tyre, por vetëm tre u gjetën në varkë. I pyetur për vendndodhjen e fëmijës së katërt, babai i tha policisë se ata u nisën me njerëzit e tjerë, me varkë më 20 shkurt nga Siria, megjithatë gjatë udhëtimit u mbaruan ushqimet dhe karburantet, duke bërë që varka të lundronte në kushte të këqija.

Babai pohoi se dy ditë para se të gjendej varka, një nga fëmijët e tij, 6 vjeç, kishte vdekur, ndoshta nga uria dhe vuajtjet dhe ai e hodhi në det.

Përveç kësaj, siç raportojnë emigrantë të tjerë, tre persona të tjerë që ndodheshin në varkë braktisën mjetin lundrues me struktura të improvizuara dhe notuan me qëllim që të dilnin në breg dhe të kërkonin ndihmë. Megjithatë, pavarësisht hetimeve të nisura që në momentin e parë nga Qendra Koordinuese e Kërkim Shpëtimit, tre personat ende nuk janë gjetur. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë