Subscribe

Pasioni i tij janë pullat postare. Për vitet të tëra ka koleksionuar qindra të tilla. Muharem Gimjani, nuk është si ndonjë jurist apo ekonomist që koleksionimin e bën thjesht për pasion. Gimjani gjithë jetën e tij ia ka kushtuar pullave postare dhe mbledhjes së monedhave, duke e shndërruar kështu në profesionin e tij të parë. Si filiatelis është vlerësuar në qytetin e Princ Vidit me medaljen “Vermeji” për koleksionin “Historia postare e Mbretërisë shqiptare”. Këtë koleksion pullash që datojnë në vitet 1928-1938, ai e ekspozon sot edhe në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Balkanfila”, kjo ekspozitë e njohur tanimë në të gjithë Ballkanin vjen për herë të parë në Tiranë dhe i përcjell publikut 101 koleksionet më të mira të pullave postare. Nuk mungon edhe pulla e parë shqiptare, e cila daton më 5 maj të vitit 1913 apo pullat e shtetit më të ri. te Kosovës. Ekspozita e çelur  ketë te enjte 5  do te mbyllet mbrëmjen e së dielës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *