Dy vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali ngelën të vrarë paraditen e kësaj të shtune në banesën e tyre si pasojë e një atentati nga persona të paidentifikuar.

 

Astrit Bilali është babai I Asmer Bilalit, ish-kampionit të boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri”.

 

Por edhe pse historia e vrasjes së dy vëllezërve Bilali është e paqartë, ajo dyshohet të ketë lidhje me hakmarrjen.

 

Ish-kampioni I boksit Asmer Bilali ësthë një emër jo pak I njohur për policinë.

 

Asmeri është përfolur për ngjarjen e shtatorit të vitit të shkuar kur është ekzekutuar me armë Arian Ferracaku në periferi të Shkodrës. Ish-kampioni I boksit mendohet të ketë qenë shënjestra e atentatorit por që gabimisht mbeti I vrarë biznesmeni Arian Ferrcaku.

 

Ai ka qenë I përfshirë si I dyshuari krysor edhe në plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit të Shkdorës në 2017.

 

Për këtë ngjarje Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.

 

Gjatë ndalimit atij iu gjet edhe një armë e tipit pistoletë që mendohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *