Emri i tij është Tarkan, mos u gënjeni nga emri, ai nuk është një djale turk, por është një shqiptar i lindur në Turqi, vendi ku do të kalonte dhe vitet e para të jetës.

Jetonte i lumtur me familjen deri diten qe nena biologjike vendosi ta braktise.

 

Një jetë e re filloi per Tarkanin. Vitet kaluan dhe nje moment familjarët e tij kuptuan se Tarkani nuk ishte si gjithë fëmijet e tjere. Pas nje kontrolli ai u diagnostikua me autizem ne masen 80 perqind.

 

I ftuar ne emisionin Vizioni i Pasdites ne Vizion Plus Tarkani solli me vete edhe nje pjesez te rendesishme te jetes, nje liber me titullin “Lule ne te çarat e shkëmbit”. Libri ka dhjetera poezi te shkruara nga djaloshi “me optimist autik”, siç edhe ai e quan veten ne nje prej vargjeve te tij.

 

Familja eshte mbeshtetja me e madhe e Tarkanit, sepse ata kane sakrifikuar shume per t’i realizuar atij çdo deshire.

 

“Ne shkollen 9- vjecare edhe kam pasur zhgenjime per shkak te diagnozes sime kisha shume paragjykime. Qe kur u futa ne gjimnazin Qemal Stafa e ndjen veten me mire dhe nuk kam patur me nga ato momentet e veshtira dhe plot me nerva”- tregoi Tarkani.

 

Gjithashtu ai tha qe endrra me e madhe e tij pervec se nje shkrimtar  eshte te jete pjese e politikes jo thjeshte te futej ne politik por sepse shqiperia ka nevoje per fytyra te reja. Tarkani ka disa politikan te preferuar duke filluar qe me Pjetrin e Madh te Rusise, Qemal Ataturkun etj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *