E enjte, 17 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Historia e rrallë e burrit që qëndis

Qëndistaria cilesohet më së shumti si një profesion femeror,  por ja qe Koçi Mujollarit ky profesion ia rrembeu zemren qe ne vogeli.  Per emisionin ‘’Vizioni i Pasdites’’  ai ka treguar se e ka nisur punen artizanale kur ishte vetem 6 vjec, kohe kur gjyshja  e merrte  me vete per te punuar ne tezjah.

Aty ai mesoi  te qëndisë e me pas pervetesoi edhe punime te tjera artizanale si : puna me shtiza, makina qepëse, bizat, etj. Me durim dhe përkushtim, pasionin për qëndismat, Koçi arriti ta kthejë në profesion. Së bashku me disa nga punimet e tij, ka treguar edhe vështirësitë e këtij profesioni  për një burrw.

Ai thotë se fillimisht nuk e përkrahte askush, shumë e përbuznin sepse sipas tyre ai merrej me ‘’punë grash’. Kur ka shkuar të regjistrohet në një kurs rrobaqepësie, është ndjerë shumë i paragjykuar sepse atje kishte vetëm gra dhe duke qenë se ai ishte mashkull nuk e kishin regjistruar në kurs.

Herën e parë që mori pjesë në një panair artizanësh, tregon se u ndje shumë në siklet sepse ishte i vetmi mashkull me punime bize dhe qëndisma. U ndje aq keq saqë u detyrua  t`i kerkojë  një zonjë aty pranë që të mund të tregetonte edhe punimet e tij.

Por pavarësisht të gjitha këtyre peripecive e pertej faktit se punon edhe në portin e Vlorës, pasioni per qëndismat ia prish gjumin duke e gjetur ndonjëherë duke qëndisur edhe në 3 te natës. “Më është bërë mikrob”, thotë ai.

Ertil Suli
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video