Kathryn Schurtz dhe Joseph Kearney humbën jetën në një aksident të rëndë në SHBA në ditën kur do të thonin “po” njeri tjetrin.

 

Martesa e tyre ishte gati, salla e kurorezimit ishte gati, fustani I bardhë i Kathryn Schurtz gjithashtu ishte gati, ndërsa të ftuarit e dasmës kishin nisur të mbërrinin.

 

Por cifti I të fejuarve në Pittsburgh nuk mundi ta shijojë ditën më të vecante të jetës pasi një kamion mori përpara makinën e tyre ne autostradë duke I lënë të vdekur. Automjeti i tyre mori flakë ndërsa në aksident u përfshinë edhe disa mjete të tjera duke lene edhe 3 persona të tjerë të plagosur.

“Jetët tona ndryshuan rrënjësisht të mërkurën e kaluar. Nipi ynë Joseph dhe e fejuara e tij e mrekullueshme Kate humben jeten ne një aksident tragjik rrugor teksa po shkonin në shtëpinë e tyre për tu bërë gati për ceremonine e dasmës që e kishin po atë ditë. Kujtimet tona ndaj tyre do të na ndihmojnë që ta kalojmë këtë moment të rëndë. Ishin yje, u shuan shume shpejt.”

 

Ky ishte postimi në facebook I tezes se Joseph që u bë shumë shpejt tejet viral pasi ishte vërtet një rast shumë I rëndë dhe prekës.
Kathryn Schurtz  35 vjece, ishte vajza e një këshilltar lokal në Fanëood. Ajo punonte në Neë York si drejtuese e një platforme dixhitale për një sistemi menaxhimi database.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *