Vepra e vëllezërve Janaki dhe Milton Manaki ka ardhur në mjediset e Universitetit “Fan Noli” të Korçës në një ekspozitë. Vëllezërit me origjinë vllahe kanë lindur në një fshat të Pindit, dhe njihen si pionerët e parë të fotografisë profesionale në Ballkan.
“Kanë fotografuar judenj, të krishterë, myslimanë, gjithçka. Në 1905 vizituan Bukureshtin, ku filmuan e krijuan film me metrazh të shkurtër, mbretërit rumunë i dhanë para për t’i vlerësuar. U kthyen në fshatin e tyre, bënë përsëri një film. Ata kanë dokumentuar ngjarje të rëndësishme historike, filmi i parë në Mbretërinë Osmane, kapën çaste të rëndësishme. Ata shkuan në fshatin e tyre dhe filmuan gjyshen e tyre 140-vjeçare, mendohet që është njeriu më jetëgjatë në botë e filmuar.“,tha kuratori- Catalin Constantin.
Për dekanen e Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Korçës, Jonela Spaho, vëllezërit Manakia kanë bërë një punë të jashtëzakonshme fotografike e dokumentare edhe në zonat e Korçës.
“Në këtë ekspozitë janë paraqitur më shumë se 40 fotografi të atyre që shërbyen edhe si fotografët personalë të mbretërve në Rumani, Greqi dhe Turqi.”, u shpreh Spaho.
/vizionplus.tv