Arrestohet në Perugia Davide Pecorelli, shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Gjykata e Pukes.

Policia italiane, në bazë të kërkesave të autoriteteve policore dhe të drejtësisë shqiptare, falë shkëmbimit të informacionit mes policive të të dy vendeve, finalizoi operacionin policor të koduar “Perugia”, në kuadër të të cilit kapi dhe vuri në pranga shtetasin italian Davide Pecorelli, 47 vjeç.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale: “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Ky shtetas, në janar të vitit 2021, inskenoi ngjarjen e vrasjes së tij dhe djegies së trupit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit shqiptar dhe Prokuroria e Pukës, në bashkëpunim me homologët italianë, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, si dhe lokalizimi i shtetasit Davide Pecorelli, në një ishull.

Arrestimi i 47-vjeçarit në Perugia, u bë me qëllim ekstradimi drejt Shqiperise.

Historia e Davide Pecorelli eshte e denje per romane apo filma. Ai mbërriti në Shqipëri më 3 janar të 2021 duke u vendosur fillimisht në Vlorë.

Më tej italiani shkoi në Shkodër e në Pukë, ku qëndroi për dy netë.

Pikerisht ne Puke ne 6 janar 2021 aiu zhduk pa lene gjurme.

Makina ku ai udhëtonte u gjet e djegur e brenda saj mbetje kockore, që kurrë nuk u vërtetuan që ishin të tijat.

 

Për shume muaj ai u zhduk por u zbulua nga autoritetet italiane pas incidenti me varkë në ishullin e Montecristos ne Itali ku ai pretedonte se kishte shkuar te kerkonte nje thesar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *