Histori shqiptare/ 30 vjet në dyert e gjykatave për çështje pronësie
Rreth 14000 dosje në Gjykatën Administrative të Apelit janë në pritje për të gjetur një zgjidhje. Një nder to është edhe çështja e Muhamed Mullait, i cili ka më shumë se katër vite që endet në dyert e kësaj gjykate. Ai sqaron se prej afro 30 vitesh pret nga gjykatat një vendim përfundimtar për çështjen e tij të pronësisë.
Qytetari 1
Ka katër vite që ka ardhur dosja këtu, tani është viti i pestë dhe akoma nuk është bërë gje, këtu na thonë që nuk ka gjyqtarë, apo qe akoma po zhvillohen çështje të 2015 ndersa ne jemi dosje e vitit 2018. ti je 2018. Pastaj vijojne me justifikime te tjera te tipit, tani këto 6 raste, jo tani nuk vjen avokati i tij, jo njëherë ndërrohen gjyqtaret , dy herë janë ndërruar gjyqtarët muajin e kaluar, tani më kanë lënë me datë 20 tetor.
Por kjo nuk është dosja e vetme për të cilën Mullai pret një vendim. Ai thekson se që prej dy vitesh pret që të marrë pensionin që sipas ti ai meriton.
Qytetari 2
Kam dy vite që pres, se di se kur do bëhet. Kur erdha këtu ta regjistroj çështjen, me thanë se mos prit të gjesh një zgjidhje të shpejtë. Unë kërkoj pensionin të prapambetur që me takon. Unë kam punuar në një furrë deri në vitin 2015, ku zyrtarisht duhet të filloja të merrja pensionin, por pensionin ma dhanë 2017. Gjithashtu nuk më kanë deklaruar 4 vite .
Gjykata Administrative e Apelit ka aktualisht 9 gjyqtarë, ku secili ka rreth 1200 çështje për të shqyrtuar.




