“Hiqni maskarenjtë për të shpëtuar Shqipërinë”. Këtë shprehje ka sjellë ndërmend analisti Ben Andoni, duke analizuar situatën politike në vendin tonë.

 

Nga studio e Quo Vadis, Andoni tha se në  kohën e Princ Vidit, kërkohej largimi i Ismail Qemalit dhe Isa Pashë Toptanit, për të shpëtuar vendin.

 

Duke hequr paralelizëm, Andoni thotë se Shqipëria ka nevojë për një frymë të re dhe largim të “xhaketave të vjetra” nga skena politike.

 

“E para gjë që më shkon ndërmend është gjë gjithmonë një parti politike është pronë e atyre njerëzve.

 

Më vjen keq që ne diskutojmë për PD. Kështu e kanë zgjidhur. Ata na japin ofertën, ne nuk e zgjedhim. Që në kohën e princ Vidit, në kujtimet e veta janë: A doni ta shpëtoni Shqipërinë? Hiqni këta dy maskarenj. Ishte Ismail Qemali Isa Pashë Toptani. Ismail Qemali ka shumë dritë hije, por peshën që ka në pavarësinë e vendit është e jashtëzakonshme.

 

Ne nuk bëjmë dot zgjedhje të mirë. Ne nuk kemi formim të mirë. Të gjithë peshën kryesore për GDP e ka qarku i Tiranës, më pas vjen Fieri dhe Durrësi. Të gjithë qarqet e tjera e kanë të pa përfillshme GDP, sepse njerëzit nuk kanë shpresë për ndryshim. Ne kemi 10 qytetet të vdekura në Shqipëri”, tha Andoni në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *