Nga kjo e enjte ka hyrë në fuqi marrëveshja e “roaming” mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku tarifa e komunikimit e qytetarëve do të jetë zero.

 

Përdoruesit e celularëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia do të komunikojnë  me të njëjtat tarifa që përdoren brenda secilit prej këtyre vendeve.

 

Tarifa “roaming” është një detyrim financiar që paguan çdo qytetar që komunikon në një vend të tjetër nga ku është klient i kompanisë telefonike.

 

Qytetarët shqiptarë pritet të jenë ndër përfituesit më të mëdhenj nga kjo marrëveshje, për shkak të përdorimit më të lartë të “roaming” krahasuar me pjesën tjetër të rajonit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *