Hiqet mesatarja për Akademinë e Arteve dhe atë të Sportit
Universiteti i Arteve të Bukura dhe ai i Sporteve heqin mesataren si kriter pranimi për studentët të cilët duan të bëhen pjesë e njërit prej programeve te studimit.
Rektori i Universitetit të Arteve sqaroi se ky është një vendim i drejtë pasi në këtë mënyrë afrohen studentë të talentuar.
Deri dje, mesatarja e ulet ishte bere pengese për ata të rinj të talentuar që sipas Çaushit kanë shkëlqyer në lëndët profesionale.
Heqja e mesatares ishte një kërkesë edhe e vetë studentëve të cilët dërguan disa shkresa pranë Universitetit te Arteve dhe atij të sporteve si dhe ne Ministrisë së Arsimit.
Ndërkohë që nuk bëhet e ditur ende nëse vendimi i qeverise do te zbatohet apo jo për ketë vit akademik.




