E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hiqeshin si turistë/ Arrestohen hajdutët shqiptarë, sekuestrohen 2 mijë euro

Katër shtetas shqiptarë të akuzuar për vjedhje u arrestuan nga policia spanjolle. Sipas mediave të huaja, shqiptarët janë të përfshirë në disa vjedhje të kryera në qytetet të Spanjës.

 

Reklamë

Ata futeshin me dhunë në banesa dhe grabisnin ç’të ishte e mundur. Ndërsa për të humbur gjurmët nga policia, përdornin metodologji të sofistikuar paraushtarake. Hajdutët shqiptare, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, hiqeshin si turistë. Ata rezervonin në internet vendqëndrime për të vizituar destinacione turistike.

 

Gjatë aksionit të policisë, në banesën e katërshes shqiptare u gjetën dy mijë euro, dollarë dhe gjashtë kallashnikovë të papërdorur. Ata ranë në grackën e policisë për shkak se ishin fokusuar nga kamerat e sigurisë gjatë grabitjeve të kryera.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë