Subscribe

Municionet e paplasura prej vitesh kane qene nje nga shqetësimet kryesore per shume zona ne Shqipëri, nje e tille ishte dhe ajo e Sucit ne Burrel .84 mije metra katrore sipërfaqe, e cila deri pak vite me pare ka qene nje rrezik per banoret, tashme është pastruar plotësisht nga Efektivët e Kompanisë së Asgjësimit të Municioneve.

 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka beri publik dhe objektivin e Ministrisë.

 

 “Janë rreth 84 mijë metra katrorë që i kthehen komunitetit që tanimë janë të çertifikuara, të pastra dhe të sigurta. Efektivët tanë kanë rreth 1 muaj që punojnë këtu. Ka qenë një zonë goxha e pasigurt dhe paraqiste rrezikshmëri të lartë për shkak  të municioneve të paplasura qysh prej vitit 97. Bashkë me hot spotin e Selicës që gjykojmë që ndoshta pas 5 muajve do ta mbarojmë edhe atë, i kemi kthyer komunitetit gjatë gjithë kësaj periudhe 17 hot spote, mijëra metra katrorë të pastruar dhe të sigurt për përdorim civil. Dhe për vitin 2019, ambicia jonë është që të përfundojmë edhe 2 hot spotet e fundit për t’i kthyer edhe ato komunitetit, duke i certifikuar të pastra dhe të sigurta”

 

Zyra e Koordinimit të Minave dhe Municioneve si një strukturë e specializuar e Ministrisë së Mbrojtjes, një ekip profesionistësh, i ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e PNUD-it dhe donatorëve të ndryshëm, koordinon dhe monitoron operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në hotspote dhe njëherësh bën certifikimin e zonave pas pastrimit të plotë të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *