Në 24 orët e fundit 94 masa administrative janë vendosur nga policia rrugore në Korçë.

 

Burime pranë drejtorisë vendore të Policisë së Korçës bëjnë me dije se gjatë kontrolleve në terren nga ana e njësisë operative rrugore, për rastet e mësipërme 46 prej tyre kanë kaluar për shqyrtim organit administrative.

 

Gjithashtu janë hequr 15 leje drejtimi për tejkalimin e shpejtësisë. Të njëjtat burime theksojnë se 24 raste i janë referuar këtij organi për mospërdorimin e rripit të sigurimit, 3 raste për kontroll teknik, 3 për pasagjerë mbi kapacitetin e lejuar si dhe një rast për xham të riveshur me qese të zezë.

 

Pjesa tjetër e masave administrative i takon mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, përdorim celulari i dhe masa të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *