Subscribe

Kryeministri Edi Rama deklaroi se mënyra si është menaxhuar hipoteka e Vlorës, është një turp për Partinë Socialiste.

 

Gjatë takimit me qytetarët e Vlorës, 70% e të cilëve votuan për kandidatin socialist Ermal Dredha, lideri i mazhorancës Rama u kërkoi drejtuesve të Partisë Socialiste të lexojnë me përulje votën e 14 majit e të ndryshojnë mënyrën se si përdorin pushtetin.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“ Në çdo bashki ka mësime të mëdha, se ne nuk e kemi marrë votën për Hipotekën e Vlorës.  Hipoteka e Vlorës është turpi i PS së Vlorës, është turpi i PS së Shqipërisë. Mund të marr edhe shembuj edhe nga qeveria qëndrore për njerëz që na kanë turpëruar.”

 

Kërkesa e parë e shefit të qeverisë, Rama, për kryetarin e ri të bashkisë është pastrimi i Vlorës.

 

“Duke filluar nga ky sezon, çdo ditë kryetari i bashkisë me të gjithë të tjerët duhet të dalin të pastrojnë Vlorën. Bashkë me deputetët, merrni një uniformë të pastrimti dhe punoni 8 orë për pastrimin se Vlora duhet të largohet njëherë e mirë nga plehrat.”

 

Sipas kryeministrit Edi Rama, të gjithë drejtuesit e PS në pushtetin vendor duhet të dëgjojnë njerëzit, problemet e tyre e të mbajnë hapur dyert e bashkisë për ta.

 

“Të gjithë kryetarët e bashkive duhet të fiksojnë në kokë që pika e parë e programit duhet të jetë njerzillëku”

 

Më herët shefi i qeverisë, Rama, takoi edhe banorët e Selenicës, të cilëve u premtoi një qasje ndryshe në drejtimin e pushtetit vendor në 4 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *