Përplasjet e dhunshme mes grupeve hindu dhe atyre muslimane rreth Ligjit të ri për shtetësi në Indi kanë shkaktuar 21 viktima dhe qindra të plagosur.

Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ka nisur protestën nga dita e hënë.

Ligji i ri lehtëson procedurat për jomuslimanët e disa shteteve fqinje që të marrin shtetësi indiane.

Sipas kritikëve, ligji është paragjykues ndaj muslimanëve dhe dëmton kushtetutën e Indisë. Por, sipas qeverisë, protestat janë të panevojshme, pasi ajo po përpiqet të ndihmojë minoritetet e persekutuara në vendet fqinje.

Në Indi jetojnë më shumë se 180 milionë muslimanë. Kjo është dhuna më vdekjeprurëse në kryeqytetin indian, gjatë dekadave të fundit. Ligji për shtetësinë , ka ngjallur protesta masive që kur u miratua vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *