E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Himarë, zgjidhet problemi i mbetjeve, nis ndërtimi i stacionit të riciklimit

Himara shumë shpejt do të ketë stacionin e ri të mbetjeve dhe riciklimit . Prej vitesh plehrat transportoheshin në landfillin e Bajkajit, me nje kosto te konsiderueshme të për shkak të distancës së largët.

 

Gjate inaugurimit ministri Blendi Klosi u shpres se përveç reduktimit të kostos, mbetjet do të ndahen që në burim.

 

Reklamë

Nga ky projekt i mbështetur nga qeveria gjermane, Himares do ti shtohen 700 kosha të rinj.

 

“Në stacionin tranzitor të përpunimit të mbetjeve në Vumblo të Himarës, 7 km nga bashkia, larg zonës turistike! Garantojmë riciklim të mbetjeve sipas standardeve të BE-së, reduktojmë distancën dhe koston e transportit, sigurojmë mjedis të pastër, jetë të shëndetshme dhe vende të reja pune në industrinë e riciklimit! 700 kosha për diferencimin e mbetjeve në Himarë, për sezon turistik më të pastër!”.

Sipas ministrit Klosi ndertimi i landfillit jo vetem që do të ndergjegjesoje qytetaret dhe transportuesit e mbetjeve ne respektimin e orareve, por do të hapë vende të reja pune në industrinë  e riciklimit.

 

Më shumë video

Reklamë