Subscribe

Një pushues rus 43 vjeçar humbi jetën paraditen e kesaj te mërkure, teksa po notonte ne plazhin e Himarës. Ai u godit nga nje mjet uji qe i shkaktoi hemorragji e plage te shumta ne trup. Policia beri te ditur se Denis Kaiumov u dërgua me urgjence ne spitalin e Himarës, por nuk mundi ti mbijetonte plagëve te marra. Menjëherë pas ngjarjes, policia ka shoqëruar 43 vjecarin Fatmir Kuci, i cili sipas burimeve zyrtare te policisë ka gjetur turistin ne det dhe e ka ndihmuar per ta nxjerre ne breg. Ai është marre ne pyetje per te sqaruar rrethanat e ngjarjes. Bashke me te është shoqëruar nga policia edhe djali i tij dhjete vjeçar. Por ky fakt ka irrituar familjaret te cilët thane se ky ishte nje veprim i paligjshëm. Avokati i familjes, Ferdinand Doja, pohoi per Vizion Plus se policia duhet ta lere te lire te miturin. Ndërkohe ne posten e Himarës jane shoqëruar edhe 6 persona te tjerë per te dhëne dëshminë e tyre. Nga hetimet e para rezulton se turisti rus Denis Kaiumoiv qe ndodhej ne Himare me familjen per pushime, po lahej pranë nje zone me shkëmbinj. Ai është goditur befasisht nga mjeti qe besohet se ka qene nje motor uji. Nga goditja, turisti ka humbur dhe nje nga gjymtyrët çka ka rezultuar fatale per jetën e tij. Ndërkohe policia beri te ditur se me heret i ka dërguar Bashkisë se Himarës 6 shkresa per te marre masat e sigurisë qe kane munguar. Ato përfshijnë caktimin e zonave për mjetet lundruese, distancat e lundrimit, shenjat identifikuese mjete sinjalizimi, kulla vrojtimi etj.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *