E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Himarë, gjendet i vrarë në përrua një 40-vjeçar

Një person u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Kuç të Himarës. Viktima është 40-vjeçari Dashamir Zeneli, banues në këtë zonë. Mësohet se trupi i pajetë u gjet pranë një përroi, nga një bari i zonës. Ekspertet e Krimeve të Rënda në Vlorë thane se në trupin e viktimës, përveç plumbit, janë gjetur shenja dhune. Konfirmohet se vrasja është kryer nga distance e afërt dhe ka dyshime se viktima i kanë njohur autorët. Për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar disa persona në komisariatin e policisë Vlorë.  Dashamir Zeneli nuk është nje emër i panjohur per policinë. Ai ne tetor te vitit 2016 është arrestuar nga policia e Vlorës me akuzën e kanosjes se nje bashkëfshatari per motive te dobëta. Sipas policisë, Zeneli i kishte drejtuar armen bashkëfshatarit, por ishte arrestuar ne kohe nga blutë.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë