Një 75-vjeçare është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në Himarë. Mësohet se e moshuara është nëna e atletit Pirro Dhima, atleti olimpik i peshëngritjes.

 

Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë pak ditë më parë. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Lefteri Dhima jetonte vetëm, ndërsa besohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e arrestit kardiak.

 

49-vjeçari Pirro Dhima jeton në Amerikë prej vitesh. Ai ka fituar tre herë medalje ari, si dhe një medalje bronzi në Lojëra Olimpike të Athines më 2004.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *