Pas tre ditësh kurimi për pneumoni, kandidatja demokrate Hillari Klinton i është rikthyer fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nga Karolina e Veriut ajo i është përgjigjur rivalit të saj Donald Trump, te cilin e përshkruar si një showman që nuk kursen as shëndetin e kundërshtareve te tij në funksion të qëllimit politik.

“Dëshiroj t’iu them diçka. Donald Trump është nje showman, por unë nuk do të jem kurrë si ai. Kam dëgjuar të gjitha llojet e akuzave ndaj meje por ajo që nuk më është bërë kurrë është se unë i braktisë qëllimet dhe projektet e mia në mes të rrugës. Unë nuk do ta braktis kurrë garën cilado të jetë vështirësia me të cilën përballem”.

Me herët edhe mjekja e Klinton, Liza Bardak, pas dyshimeve te ngritura ne media, konfirmoi se Klinton eshte ne gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe e aftë të drejtojë vendin. Ish-sekretarja amerikane shfaqi probleme shëndetësore ditën e përvjetorit te sulmeve te 11 shtatorit, dhe pezulloi te gjitha aktivitetet e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *