Hillary Clinton është kandidatja zyrtare e demokrateve per Shtëpinë e Bardhe dhe hyn ne histori si gruaja e pare e kandiduar per kete post nga njëra prej dy partive kryesore ne SHBA. Pasi siguroi 2383 votat e nevojshme nga delegatet, ish rivali i saj, Bernie Sanders u përpoq te tregonte unitet brenda partisë, teksa kërkoi ndërprerjen e numërimit te mëtejshëm. Pak përpara se te merrte kandidaturën, bashkëshorti i saj, ish-presidenti Bill Clinton renditi arsyet se perse mikja e tij me e mire duhet te marre votën e amerikaneve.

Bill Clinton: Hillary është personi me i mire qe njoh, qe mund te beje ndryshimin. Nëse jeni muslimane dhe e doni Amerikën, lirinë dhe e urreni terrorin, qëndroni ketu dhe na ndihmoni te fitojmë dhe te ndërtojmë nje te ardhme se bashku.

Per kandidaten Clinton kandidimi ishte nje sukses.

Hillary Clinton: Kjo është fitorja jone. Nëse vajza te vogla kane ndenjur zgjuar për te na pare,me lejoni t’u them se une mund te bëhem presidentja e pare grua. Por njëra prej jush do te jete presidentja tjetër.

Clinton do te përballet ne 8 nëntor me kandidatin republikan Donald Trump. Sipas sondazheve te fundit, gara mes tyre do te jete shume e forte.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *