Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së përbashkët të...

Çfarë po ndodh me zjarret në vend? Ministria e...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se...

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën me thikë,...

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon angazhimi i...

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5 të plagosur

Si paraqitet situata e zjarreve në vend, Ministria e...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në...

Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane

19 Mars 20:11

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se rezultati më i rëndësishëm i negociatave të 18 marsit në Ohër është se Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane dhe planin e qartë drejt saj.

Ai i ka bërë këto deklarata një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja është arritur pas disa orëve diskutime në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Hill, ka thënë se vendimi ka kërkuar “mençuri, integritet dhe kurajë”.

“Ka ende shumë punë për të bërë, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë me ju në çdo hap”, ka thënë Hill, përmes një postimi në Twitter.

Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e arritur në Ohër.

Arritjen e pajtueshmërisë e ka përshëndetur edhe misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Përmes një postimi në Twitter, NATO-ja ka bërë thirrje për zbatim të shpejtë dhe të plotë të asaj për të cilën palët janë marrë vesh.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin Qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tash, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pajtimi i arritur në Ohër është “njohje e ndërsjellë de facto” e Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga gazetarët nëse do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai ka thënë se bëhet fjalë për “një nivel adekuat të vetëmenaxhimit të komunitetit serb” dhe “jo për vetëqeverisje”.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se formimi i Asociacionit “është bërë detyrim me prioritet”.

“Më duhet të them se jam shumë i kënaqur për këtë”, ka thënë Vuçiq.

Me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së, dy vendet janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh nga viti 2011.

Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk janë zbatuar dhe palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për ngecje./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
BE Hill Serbia SHBA

Nga e njëjta kategori

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri tregojnë se jemi një vend normal evropian

më shumë...

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të reja mbi ngjarjen

më shumë...

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan (EMRAT)

më shumë...

One thought on “Hill: Serbia e ka përqafuar të ardhmen evropiane”

  1. Selman Dervishi-Mani USA says:
    March 20, 2023 at 5:11 am

    AMBASADORI USA NË SERBI: SERBIA E KA PËRQFUAR TË ARDHMEN EUROPIANE?!”
    PËR ÇESHTJËN E PRESIONIT NDAJ KOSOVËS QË EDHE PAS 25 VITE KISHE NJËFARË LIRIE, PAVARËSIE E DEMOKRACIE KUSHTËZUAR PREJ UÇK+USA+NATO+DIASPORA
    SHQIPTARE+BOTA DEMOKRATIKE; A, PRANIMI I PLANIT TË AHTISARIT OUH, DUKE
    BERË KOMPROMISE TË DHIMBSHME, SIKUR ME QENË PLANI NGA RUSO SERBIA ËH,
    FALJE ME QINDRA HEKTARË TROJE E TOKË TË KOSOVES MAQEDONISË, 10 000 MIJË
    HETKTARË TOKE KOSOVE MALIT TË ZI; 12 VITE DIALOG DUKE BERË VAZHDIMISHT O
    KOMPROMISE TË DHIMBSHME; PRANIMI I GJYKATËS SPECIALE GJEJA ME PASTRUAR
    PASTËRTINË E LUFTES UÇK-SË DHE, PËR FUND DUKE BERË PRESIONE MBI QEVERINË
    E KOSOVËS, TA PRANOJË ASOCIACIONIN TË 10 KOMUNAVE GJEJA TË PAKICES SERBË
    BANDA TERRORISTE, QË ME DHUNË PAS LUFTËS ÇLIRIMTARE ME NDIHMEN KFORIT
    FRANÇEZ KANË PËRZENË SHUMICËN APSOLUTE SHQIPTARE DUKE VRARË CIVILË ËH,
    DUKE BERË PASTRIMIN ETNIK, TË NDËRROHEJ STRUKTURA ETNIKE O,NGA SHUMICA
    APSOLUTE AUTOKTONE SHQIPTARE NË SHUMICË GJËJA APSOLUTE BANDA O RUSO
    SERBË AH, EDHE SOT O, DY DECENJË, KURRË BANORËT SHQIPTARË TEK VERIUT O TË MITROVICËS, NUK MUNDEN ME U KTHYE NË TROJE, PASURIT E VETA STRGJYSHORE;
    TANI PRESION NEN TENSION ME DHUNË O PËRDHUNË NGA EUROPA+USA QË FARE
    PA NËNSHKRUAR MARREVESHJEN FRANKO GJERMANE VUÇIQ KUNDËR KOSOVËS O,
    KUSHTËZIME QË TA PRANOJË DHE TË IA DORËZOJE ASOCIOACIONIN EDHE KISHAT
    TONA ORTODOKSE SHQIPTARE, QË ME DHUNË, PËRDHUNË NA I KANË OKUPUAR E
    UZURPUAR, TANI NE PRAP ME IA DORZUAR OKUPATORIT FASHISTË O, RUSO SERBE
    NUK PO NGOPEJ AS KOPEJ ME 80% POR, PO KËRKOJNË 100% TERË PELLAZGO ILIRO
    MBARË SHQIPTARINË; HEEEJ, MBARË SHQIPTARINË?! PO KJO ËSHTË TURPI EUROPËS
    DHE USA QË GJITHË AJO LUFTË DHE VUJATJE SHEKULLORE QË MEMXI ME NDIHMEN
    E USA+NATO+BOTA DEMOKRATIKE A ME NA SHKUAR POSHTË MBI 80% TË POPULL
    KOMBIT PELLAZGO ILIRO SHQIPTARIA; HEEEJ NE, ZOT DHE NGA ZOTI PELLAZGO OH
    ILIRO MBARË SHQIPTARIA, PËR HATËR TË KËLYSHËVE RUSISË FASHISTE?! MANI USA

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Truri ”rinohet” duke mësuar më shumë gjuhë...

10:24

Këto janë shenjat e Horoskopit që harxhojnë...

10:11

Fluksi i turistëve në Berat, rëndohet trafiku...

9:52

Dita e 77 e protestës, qytetarët nisin...

9:35

Erdogan: Egjipti mund t’i bashkohet marrëveshjes së...

9:27

Pse duhet të hani një lugë mjaltë...

8:38

Çfarë po ndodh me zjarret në vend?...

8:27

Zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere...

7:56

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

7:43

Rama për median britanike: Protestat në Shqipëri...

7:08

E rëndë në Itali, 26-vjeçari sulmon motrën...

6:54

Situata e zjarreve në vend, Nufi: Vijon...

6:44

Të shtëna me armë në Virxhinia, 5...

6:30

Shenjat e horoskopit që do të “mbushin...

6:10

Qafë Thanë, udhëtarët në “sprovë” për të...

6:05

Si paraqitet situata e zjarreve në vend,...

6:00

Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia!...

5:43

Ja kush janë atentatori i dështuar dhe...

5:19

Tmerr në Elbasan! Tentoi të vriste një...

5:02

Aksident në Fier, makinat përplasen kokë më...

Më të klikuarat

  • Tragjedi! 39-vjeçari ekzekuton 5 persona në dy banesa
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • Ja kush janë atentatori i dështuar dhe shënjestra në Elbasan...
  • Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet që bëni pa e...
  • Izraeli surprizohet nga shpejtësia e rimëkëmbjes ushtarake t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.