Subscribe

Nëse jeni pensionist kryefamiljar që jetoni vetëm, mos shpresoni se do të përjashtoheni nga pagesa e taksës së pasurisë.

Detyrim për ta paguar do te kenë thuajse mbi 500 mijë pensionistet në të gjithë vendin.

 

Edhe pse pensionisti jeton vetëm, por në certifikatën e pronësisë rezultojnë edhe fëmijët që janë në kushte punë, ligji i taksës merr për bazë certifikatën e regjistrimit të pronës.

 

Ky është një lloj “kurthi” i ligjit, çka e bën detyruese pagesën e taksës edhe nga ata të moshuar që jetojnë vetëm, pasi pjesa më e madhe e banesave rezultojnë të jenë regjistruar ne hipoteke edhe në emër të fëmijëve.

 

Deri më tani, niveli i vetedeklarimeve duket se nuk është shumë i kënaqshëm nga ana e qytetarëve. Nga 190 mijë fatura familjare që lëshon drejtoria e ujësjellës kanalizimeve Tiranë, vetëm 50 mijë prej konsumatorëve kanë kryer vetedeklarimin.

 

Afati i vetedeklarimit është data 31 tetor, por sportelet e ujësjellësit do të vijojnë të pranojnë aplikimet edhe pas kësaj date.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *