E shtunë, 3 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Hija” arreston iranianin/ Ishte infiltruar për përgjimin e muxhahedinëve

Policia e Shtetit ka arrestuar një 45-vjeçar pasi futej në mënyrë pirate në telefonat e personave të tjerë për të vjedhur të dhëna personale.
Finalizimi i operacionit ‘Hija” goditi krimin kibernetik duke vënë në pranga shtetasin iranian.

Dyshohet se se 45-vjeçari ishte infiltruar nga regjimi i Teheranit per te pergjuar muxhahedinet.

Reklamë

Gjatë kontrollit të banesës së tij, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona celularë, një usb, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Në muajin korrik Tirana zyrtare dëboi një shtetas iranian të dyshuar për terrorizëm.

Më herët, Shqipëria vendosi të shpallë “non grata” edhe dy përfaqësues diplomatikë iranianë. Ndersa në dhjetor të vitit 2018 u debua edhe ambasadorin iranian në Tiranë dhe një diplomat të kësaj ambasade.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë