Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain duket se shumë shpejt do të rikthehet sërish në Torino.

 

Sipas të përditshmes “Mirror”, Chelsea nuk ka në plan që të blejë sulmuesin argjentinas pas formës së treguar prej tij gjatë këtyre ndeshjeve.

 

Me vetëm tre gola të shënuar që prej zbarkimit në Londër, Higuain duket se po tregon që është larg formës së tij më të mirë dhe se do jetë vështirë që të gjejë një ekip të madh gjatë merkatos se veres.

 

Kjo për faktin se Higuain as në shtëpinë e Juventusit nuk është me i mirëpritur pasi nuk bën pjesë në projektin e këtij ekipi.

 

Chelsea është aventura e dytë e sulmuesit argjentinas gjatë këtij sezoni pas dështimit tek Milani ku edhe pse u prit si një “shpëtimtar” për kuqezinjtë froma e tij la për të dëshiruar.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *