E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Higuain dhe Dybala përmbysin Atalantën

Juventus ka arritur të përmbys 3 me 1 Atalantën dhe të kryesojë Seria A.

 

Edhe pse vendasit e Atalantas arritën ta vinin në vështirësi jo pak herë ekipin e Sarri, nuk arritën të dilnin me pikë nga kjo sfidë.

 

Reklamë

Kur dukej se ndeshja po fliste për Atalantën, e cila edhe pse humbi një penallti në pjesën e parë arriti të kalonte në avantazh e para me Gosens në minutën e 56 të takimit.

 

Një gol që I dha ofensivë Atalantës për të kërkuar edhe golin e dytë.

 

Por kur pritej goli I dytë, Zonja e Vjetër arriti të baraznonte shifrat me Higuain, I cili përfito më së miri nga një rrëmujë në zonë. Por nuk mbaron me kaq pasi Higuain gjeti sërish rrugën e rrjetës në të 82 minutë, duke I dhënë qetësinë Sarrit, I cili luante në këtë ndeshje pa Cristiano Ronaldon.

 

Ndërkohë shifrat e takimit u vulosën nga Dybala në minutat shtesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë