Pak pasi zyrtarizoi shkarkimin e Julen Lopeteguit, federate spanjolle konfirmoi se zëvëndësi I tij Fernando Hierro do të drejtoje “furite e kuqe”, në botërorin e Rusisë.

 

Kaosi përfshiu mkombëtaren iberike këtë tëmartë kur në menyrë të befasihsm nëpërmjet një njoftimi për shtyp,Real Madrid konfirmoi se kishte firmosur një kontrate tre vjecare me tekonikun e kombëtares Julen Lopetegui. Ky fundit nuk kishte shumë kohë që kishte rinovuar kontratën edhe me kombëtaren spanjolle deri ne vitin 2020.

 

Kjo lëvizje e Lopeteguit mesa duket pa dijeninë e drejtuesve te federatës spanjolle, I ka acaruar këta të fundit teksa presidenti Luis Rubiales doli këtë të mërkurë në një konference për shtyp dhe bëri publik vendimin për shkarkimin e trajnetrit me argumentin se nuk ishte vënë në dijeni nga Lopetegui në lidhje me këtë kalim tek Real Madrid. Presidenti Rubiales nuk ka marrë parasysh as kërkesën e disa senatoreve të kombëtares të cilët kërkuan qendrimin e 51 vjecarit për Kupën e Botës.

 

Ndërkohe mendiat spanjolle shkruan se Lopetegui dhe zëvëndësi i tij Hierro kanë debatuar në stërvitjen e së martës me njeri-tjetrin pikërisht për faktin se trajneri kishte gjetrur këtë kohë para nisjes së botërorit për të zyrtarizimin kalimin tek Reali. Mendohet që kampionet e europës do ti paguajnë 2 mln euro dëmshperblim federatës për prishjen e kontratës me Lopetegin.

 

Ndërkohe tekniku i sapoemeruar Hierro ka pak eksperiencë si trajner por si lojtar është një emer i madh u futbollist spanjoll pasi ka luajtur 89 ndeshje me kombëtaren pa llogaritur sukseset e medha si lojtar me real Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *