Isli Hidi portieri i njohur që mbron ngjyrat e Teutës u shpreh I bindur se “djemtë e detit” do ti kthejnë reston Partizanit në duelin e radhës të superiores që do të luhet në “Niko Dovana”.

 

I ftuar në emisionin “Kampionet” në Vizion Plus, Hidi ( hero ne fitoren e fundit te Teutes ne Korce) tha se Partizani është ekipi I fundit që e ka mposhtuar Teutën e cila vjen në këtë duel me një ecuri fantastike prej 6 fitoresh dhe 2 barazimesh.

 

 

Hidi vlerësoi maksimalisht kundërshtarin dhe I kërkoi ndihme tifozeve durrsak që të mbështesin sa më shumë ekipin në duelin e rëndësishëm të javës së 16.

 

“Partizani është skuadra e fundit që na ka mundur dhe kjo është një arsye më shumë për ta mposhtur në duelin e radhës brenda në shtëpi. Duam ti kthejmë reston dhe japim I bindur se mund të bëjmë mirë në këtë duel.”

 

Hidi u tregua me këmbë në tokë kur u pyet në lidhje me objektivat e Teutës.

 

 

Ai tha se skuadra duhet ti marrë ndeshjet një e nga një pasi kampionati është I vështirë dhe për më teper , Teuta është një ekip i ri në ndërtim por ka fatin se ka një gërshetim mjaft pozitiv mes lojtarëve me experience dhe atyre me talent të mbështetur nga një staf teknik I kompletuar dhe drejtues serioz.

 

 

Ndërkohe Hidi u ndal edhe tek Tirana, klub ne të cilin ai ka luajtur shumë vite ne karrierë.

 

Hidi shprehu keqardhje për situatën tek bardheblutë të cilën e konsideroi kaotike dhe jo të denjë për emrin e madhe që ka ky klub.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *