E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Hidhet shorti, ja me kë do ndeshen Teuta, Kukësi dhe Laçi

Tre skuadrat shqiptare që do të luajnë në Ligën e Europës kanë njohur kundërshtarët e tyre në raundin eliminator të turneut të dytë për nga rëndësia në futbollin europian për klube.

 

Shorti është hedhur në Nion të Zvicrës, ku goglat nuk janë treguar aspak bujare me skuadrat shqiptare.

 

Reklamë

Teuta në këtë përballje do të ketë letonezët e Ventspils, skuadër që eliminoi Luftëtarin sezonin e shkuar.

 

Nënkampionët e Kukësit duket se kanë qenë dhe më të pafat në këtë short, ekipi i Ernest Gjokës do të përballet me Debreçenin.

 

Ndërsa kurbinasit do të tentojnë mrekullin përballë izraelitëve të Hapoel Ber Shevës, që disa sezone më parë turpëruan Interin në grupet e Ligës së Europës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë