Sfida drithëruese për te ashtuquajturat ekipe pretendente ne çerekfinalet e Uefa Champions League. Goglat e hedhur ne Nion nga ambasadori i Uefa Champions League per këtë sezon, legjenda uellsiane Ian Rash, vendosen përballe njëra-tjetrës katër skuadrat qe kane shfaqur hapur ambiciet për fitimin e titullit prestigjioz te këtij sezoni. Kampionet ne fuqi te Evropës, Reali i Madridit do te përballët me një prej skuadrave me ne forme te momentit Bayern Mynih.

 

Një short aspak i lehte për italianet e Juventus. “Zonja e Vjetër” sfidon Barcelonën qe arriti nje nga përmbysjet me spektakolare ne histori përballë Paris SG.

 

Ndërkohe fati i buzëqeshi Atletikos se Madridit. Skuadra e Diego Simeones do te ndeshet me kampionet e Anglise Leicester City. Për “dhelprat” nje sezon ëndrrash qe ne vitin e pare ne Champions League, duke arritur deri ne çerekfinale.

 

Sfida e fundit, por jo për nga rëndësia është mes dy skuadrave qe bëjnë një futboll mjaft te bukur me theks te sulmi. Ne Dortmund, Borusia sfidon Monako me këta te fundit qe nxorren jashtë loje Manchester Cityn e milionave dhe një prej teknikeve me te mire ne bote Pep Guardiolen. Takimet e para do te luhen ne 11 dhe 12 prill, ndërsa ato te kthimit nje jave me pas. Këto sfida te apasionuarit e futbollit botëror, mund t’i ndjekin drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring dhe Vizion Plus.

 

Atletico Madrid – Leicester

Borussia Dortmund – Monaco

Bayern Munich – Real Madrid

Juventus – Barcelona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *