E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Hidhet nga kati i pestë një shtetas në Tiranë

Një shtetas ka gjetur vdekjen pasditen e kësaj të hëne në Tiranë pasi është vetëhedhur nga pallati.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën mes Kinostudios dhe Porcelanit.

Viktima eshte shtetasi me iniciale I.ZH.

Mësohet se 40 vjecari vuante nga depresioni e dyshohet të ketë qënë ky shkaku që e ka cuar drejt vetëvrasjes.

Reklamë

Lartësia e madhe ( kati I pestë) ka bërë që shtetasi në fjalë të humbiste jetën menjehere ndonese ambulanca shkoi shpejt ne vendngjarje.

 

 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:15 në rrugën “Kareman Ylli”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 5-të i banesës shtetasi I. ZH., 40 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë