E premte, 2 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hidhet në erë shtylla e tensionit të lartë në Fushë Krujë, furnizon gjysmën e Shqipërisë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një shtyll të tensionit të lartë paraditen e kësaj të hëne në Fushë Krujë.

 

Reklamë

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një nga këmbët e shtyllës së tensionit 400 KW.

 

Sipas OST, shtylla e tensionit të lartë i përketë linjës Tiranë2-Podgoricë dhe dëmtimi I saj do të sillte pasoja shumë të rënda për furnizimin e me energji elektrike në vend.

 

Njësitë speciale të OST janë duke ndërhyrë për të shmangur stakimin e kësaj linje pasi kjo linjë injekton flukse energjie që përbëjnë 50% e konsumit në të gjithë vendin.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë