E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Hidhen në erë lokali dhe butiku i Noizyt në Durrës

Durrësi u trondit  ne orët e para të mëngjesit nga një shpërthim i fuqishëm tritoli.

 

Lënda eksplozive iu vendos një butiku rrobash në lagjen 13, të marrë me qira nga Bashkim Rajku, babai i këngëtarit Rigels Raiku, i njohur në fushën e muzikës si Noizy.

 

Reklamë

Nga shpërthimi u shkaktuan dëme të shumta materiale. Krahas dyqanit dëmtime pësoi dhe lokali i reperit që ndodhej në katin e dytë të objektit, por që prej disa kohësh ishte i mbyllur.

 

Ende nuk dihet shkaku i kësaj ngjarje ndërsa policia mori dëshmitë e para dhe sekuestroi kamerat e sigurisë rreth zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Dy dite me pare këngëtari Noizy u procedua penalisht në gjendje të lirë pasi u përplas fizikisht me reperin Kleviol Ahmeti, i cili më pas u ndalua nga policia pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

 

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2022, rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi B.R., ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

Më shumë video

Reklamë