Subscribe

Transferimi i 3 mije muxhahedinëve në Shqipëri mund të jetë një “tenxhere me presion” për sigurinë e këtij shteti dhe të gjithë Evropës. Kështu e komenton portali “Huffington Post” marrëveshjen e qeverisë shqiptare me atë amerikane për të strehuar muxhahedinet iraniane, në një shkrim me titull: A mundet Shqipëria të përmbushë detyrimin e saj për të c’radikalizuar një prurje terroristësh në Europë?”.

Në këtë shkrim, gazeta evidenton se ky grup i opozitës iraniane që prej viteve ’80 ishte kategorizuar nga CIA si një organizatë terroriste dhe pas 2003 ata kanë bashkëpunuar me ushtrinë amerikane në Lindjen e Mesme, për të luftuar terrorizmin atje.

Megjithëse në aparence duket se muxhahedinet po priten qetësisht, qytetarët shqiptarë kanë të gjithë të drejtën e zotit për të pyetur a përbëjnë këto refugjatë ndonjë kërcënim për jetët e tyre, sigurinë ne vend dhe ambicies për t’u anëtarësuar drejt Bashkimit Europian. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje ne duhet të pyesim se për çfarë motivi qeveria e Irakut është kaq e dëshpëruar për largimin e tyre dhe pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, e kanë refuzuar strehimin e tyre. Si një organizatë e dhunshme kriminale, muxhahedinët lulëzojnë aty ku sundimi i ligjit është i dobët, në vendi si Iraku dhe Shqipëria, ku ende gëlojnë probleme te së shkuarës. Në këto kushte muxhahedinët mund të jenë të rrezikshëm përmes aktivitetit të tyre kriminal dhe të dhunshëm. 

Në këtë artikull evidentohet se pjesëtarët e grupit janë të trajnuar mirë dhe kanë financime të mëdha, çka i krijon terren që në kushtet e një vendi ku mungon sundimi i ligjit, ato të depërtojnë në grupet kriminale dhe të kenë mbështetje politike.

Sikurse argumentojnë ekspertët liderët e muxhahedinëve nuk e kanë problem krijimin e lidhjeve me zyrtarë të lartë të qeverisë, njerëz të pushtetshëm dhe media, pasi, të jemi të qartë, ata janë të mirëfinacuar. Në të shkuarën, ka patur vazhdimisht raportime ku liderët e mek kanë patur lidhje me grupet mafioze në Shqipëri. Ata do të punojnë me këtë grupe për benifite të përbashkëta sikurse bënë gjatë regjimit të Sadam Hyseinit. Duke e parë në procesin afatgjatë, nëse muxhahedinët krijojnë lidhjet politike, të cilat gjenerojnë përfitime dhe nga terrorizmi, mund te thuhet se ata operojnë me mire nga Tirana, sesa nga Parisi.

Shkrimi i “Huffington Post” mbyllet me një citim te Kryqit te Kuq teksa thotë se “Si individë tre mijë muxhahedinet që do të strehohen në Shqipëri, nuk janë asgjë, por kur e shohim atë si grup, as ne dhe asnjë organizatë tjetër, nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Kjo është një problem që qeveria shqiptare nuk mund të injorojë, sepse të bësh asgjë do të thotë të rrezikosh gjithçka”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.