E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Hetohet zyrtari i VMRO-së

Ilustrim · Vizion Plus

Me urdhër të shefes së Prokurorisë Speciale në Maqedoni, Katica Janeva, ka nisur një hetim ndaj një prej drejtuesve më të lartë të Agjencisë Shtetërore të Rrugëve në Maqedoni. Lajmin e bëjnë me dije mediat vendase, të cilat thonë se zyrtari i lartë vjen nga radhët e partisë VMRO-DPMNE. Hetuesit kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e kësaj agjencie, dhe sipas mediave dyshohet se po mbledhin dokumentacione për ndërtimin e disa autostradave nga kompani kineze, që janë përmendur edhe në të ashtuquajturin “skandal i përgjimeve”, ku të përfshirë kanë qënë dhe ish-kryeministri Gruevski e ish-Ministri i Transporteve Janakievski. Falje që Presidenti i vendit Ivanov u ka bërë zyrtarëve të lartë që janë në proces hetimi ka sjellë dhe krizën e thellë politike në Maqedoni.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh