Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut vendosi të nisë një hetm për shtypjen e protestave masive nga regjimi iranian.

 

Mocioni u miratua me 25 vota pro , 6 kundër dhe 16 abstenime në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

 

Përfaqësuesja e Teheranit akuzoi shtetet perëndimore se po e përdorin këtë këshill për të sulmuar Iranin  dhe e quajti këtë një akt të  turpshëm. Kina nga ana tjetër  u përpoq, por nuk arriti ta kalonte një amendament për këtë mocion, që synonte të hiqte paragrafin kryesor që i referohej hetimit për shtypjen e protestave.

 

Përfaqësuesi i Pekinit u shpreh se mocioni i udhëhequr nga Gjermania ishte “tejet kritik” ndaj Iranit. Sipas tij  kjo nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e poblemit.

 

Përfaqësues nga dhjetëra vende që e mbështetën mocionin, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, e kritikuan kërkesën e Kinës dhe nënvizuan që këshilli 47-anëtarësh i Gjenevës ta votojë mocionin pa ndryshime.

 

“Amendamenti u mohon të mbijetuarve, familjeve dhe viktimave të drejtën që vuajtjet e tyre të regjistrohen,” – tha ambasadori britanik në OKB.

 

Protestat kundër regjimit të Iranit shpërthyen dy muaj më parë, pas vdekjes në paraburgim të një vajze 22 vjeçareje , e cila u arrestua nga policia e moralit për  shkelje të rregullave të mbajtjes së hixhabit.

 

Protestat  janë përhapur në 140 qytete dhe lokalitete të Iranit dhe janë shndërruar në sfidën më të madhe për Republikën Islamike në më shumë se dhjetë  vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *