Policia e Tiranës nisi hetimet për protestën e opozitës, ku u shënuan disa incidente. Mësohet se përballe parlamentit grupi hetimor ka mbledhur provat, por edhe pamje filmike ku duken protestuesit të cilët çajnë kordonin e vendosur nga policia dhe hedhin tymuese.

 

Gjatë tubimit mbeti i lënduar dhe një efektiv i forcave Shqiponja. Orgest Mucmata u qellua me gurë nga protestuesit, ndërsa u transportua për ne spitalin ushtarak. Aty ai u vizitua dhe nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa sipas mjekeve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *