E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hetohet ndarja e plazheve në Vlorë, kalohen në sitë dosjet, aplikimet dhe regjistrat e bashkisë 

Prokuroria e Vlorës ka intensifikuar hetimet në institucionet vendore, duke mos u mjaftuar vetëm me sekuestrimin e dhjetëra dosjeve pranë drejtorisë së aseteve në bashki.

Dy oficerë të policisë gjyqësore, së bashku me një oficer të krimit ekonomik, janë rikthyer dje për kontrolle të thelluara që kanë zgjatur deri afër mesnatës.

Në fokus të verifikimeve ishin kartelat e pasurisë dhe dokumentacioni që lidhet me plazhet si dhe me sipërfaqet e hapësirave publike të administruara nga bashkia.

Oficerët kanë shqyrtuar në detaje përputhshmërinë e datave, saktësinë e regjistrimeve dhe nëse dosjet rezultojnë të protokolluara me të njëjtin numër.

Burimet bëjnë të ditur se hetimi synon të zbardhë nëse ka pasur manipulime të regjistrave, mbivendosje dosjesh apo përfitime të paligjshme të hapësirave publike në plazhe./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë