Prokuroria e Posaçme ka nisur të hetojë pasuritë e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Agjentët po bëjnë verifikime për pronatr e biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesit të Forcës Operacionale Oltion Bistri si dhe ish-kryeprokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita.
Por hetuesit kanë kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë si dhe në zyrat e kadastrës edhe për pasuri apo llogari bankare që rezultojnë në emër të të akuzuarve të tjerë në këtë dosje: ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Astmer Bilali dhe Edmond Preka.
Procesi hetimor pritet të hedhë dritë mbi mënyrën se si janë siguruar prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese apo shuma parash në banka.
Ndërkohë në Apelin e Posaçëm po shqyrtohet kërkesa e 6 të arrestuarve për masë më të butë sigurie, pasi Shkalla e Parë u caktoi arrestin në burg.
Aktualisht në kërkim janë edhe 9 persona të tjerë pjesë e kësaj dosje, mes tyre Ervis Martinaj dhe Behar Bajri.
Dosja “metamorfoza” përmban përgjime telefonike mes biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish prokurorit Xhevahir Lita, ish drejtuesit te fprcave operacionale Oltion Bisti si dhe anëtërevë të tjerë të grupit, për vrasje, manipulime provash e dëshmitarësh si dhe krime të tjera të rënda.